VIDEO/ Detyron kundërshtarin të shkaktojë autogol, Shpendi protagonist në Itali

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Kristian Shpendi, ishte protagonist në barazimin 1 me 1 që skuadra e Çezenës regjistroi në shtëpi ndaj Sudtirolit të Silvio Merkajt.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 3-të me Tait, ndërkohë që në minutën e 17-të, Shpendi detyron mbrojtësin kundërshtar, Davi të shkaktojë autogol. Fillimisht goli iu quajt sulmuesit shqiptar, i cili shkoi dhe e shtyu sferën në rrjetë, por pas rishikimit të pamjeve, u pa se topi e kishte kaluar vijën fatale, që në momentin e devijimit të mbrojtësit të Sudtirolit.

Ky ishte barazimi i tetë në 33 javë për Çezenën, që mban vendin e tetë me 44 pikë, ndërkohë që Sudtirol, renditet në vendin e 10-të me 39 pikë.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×