“Kjo është karma”, portieri i Bosnje-Hercegovinës: Donnarumma grindavec, ja çfarë ndodhi te penalltitë

Portieri i Bosnjë Hercegovinës, Nikola Vasilj u rikthye të fliste për finalen e fituar ndaj Italisë, me suksesin e boshnjakëve nëpërmjet penalltive që dërgoi këtë skuadër në Botëror. Vasil u ndal edhe te përplasjet me portierin e axurrëve, Donnarumma.

“Donnarumma u përpoq të më griste letrën, ku kisha shënimet për ata që do të gjuanin penalltitë tek Italia. Fatmirësisht, stafi teknik kishte një kopie, ishim përgatitur për çdo gjë. Nuk e dija që në stol kishim një kopie, por është e qartë se nuk i kishikm lënë asgjë rastësisë”, – ka shpjeguar Vasilj.

Më tej, për portierin e Italisë ai shtoi: “Sinqerisht, nuk po e besoja atë që po më ndodhte. Ishte hera e parë që më ndodhte diçka e kësaj natyre. Me Donnarumma-n po diskutonim, pastaj shkova tek arbitri për ta bindur se kundërshtari im meritonte të ndëshkohej. Sjellja e tij ishte vërtet antisportive. Nuk dua të them më shumë, ne fituam dhe dikush thotë se është karma. Po, në gjithë këtë histori ka diçka të ngjashme”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×