Detajet/ Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali, i cili u arrestua për llogari të Greqisë ka pranuar para autoriteteve greke se nuk ka kryer vetëm dy vrasje në Greqi, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2020, por ka bërë edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri, raste këto të bëra para se të arratisej për në Greqi.

Sipas burimeve të besueshme personat që janë ekzekutuar nga Pali në Shqipëri janë dy vëllezërit Sejdin dhe Seldjan Vucaj. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2002 në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Hetimet nga pala greke vijojnë për të zbuluar nëse Nikolin Pali, tashmë i arrestuar ka lidhje me krime të tjera apo jo në shtetin helen.

Ai ka ndryshuar edhe emrin në Greqi, pasi në Shqipëri njihej me emrin Fran (Zef) Tomë Preldakaj.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×