Debat në Konferencën e Kryetarëve/ “Kuvendi s’mund të presë që ministrat të mbarojnë vizitat turistike”, Blushi: Fermerët duan të dinë kur do zhbllokohen fondet e IPARD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se ministrat po shkelin Kushtetutën dhe se po i shmangen llogaridhënies para Kuvendit. Mbledhja e sotme në Konferencën e Kryetarëve është shoqëruar me debat e tensione.

Ministrat tu përgjigjen menjëherë kërkesave për interpelance. Kam thirrur ministrin e Bujqësisë në interpelance për fondet IPARD që në 16 dhjetor 2025 dhe ende nuk ka një datë kur do zhvillohet. Detyrimi Kushtetues i ministrave për të dhënë llogari para Kuvendit nuk është i negociueshëm. Më 26 shkurt 2026 kam thirrur për interpelance ministren e Shëndetesisë për humbjet e jetës në QSUT dhe ende s’ka një datë kur do zhvillohet interpelanca. Kuvendi nuk mund të presë që ministrat të mbarojnë vizitat turistike jashtë vendit, që i përdorin si justifikuar për ti shmangur llogaridhënies. Fermerët duan të dinë kur do zhbllokohen fondet IPARD, ministri i Bujqësisë vazhdon vizitat turistike. Qytetarët po humbin jetën në QSUT ku shkojnë për tu kuruar dhe ministrja nuk jep llogari”, tha ndër të tjera ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×