Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik (FOTO)

Në prag të sezonit turistik, ka nisur zyrtarisht aksioni për pastrimin e plazheve, në bazë të urdhrit të Prefektit të Qarkut Tiranë,  Shkëlqim Hajdari,.

Në aksionin e gjerë të pastrimit në zonën e plazhit të Vilë-Bashtovës, i organizuar nga prefekti Shkëlqim Hajdari, ishin pjesëmarrës rreth 300 persona, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, z.Andi Proshka dhe administratës, strukturave ushtarake dhe maturantet e 2 gjimnazeve te Gosës dhe Rrogozhinës.

.

 

Forcat e ushtrisë u angazhuan me 5 mjete të rënda duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në pastrimin dhe rehabilitimin e zonës.

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari tha se ky bashkëpunim i gjerë institucional dhe komunitar synon jo vetëm pastrimin e zonës, por edhe transformimin e saj në një plazh publike të denjë për qytetarët e Shqipërisë dhe turistët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×