Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut dhe ish-kreun e ARRSH, Evis Berberin 

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, si dhe të bashkëpandehurve të tjerë, për zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Berberi, ish-vartës i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, është zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për çështjen në fjalë.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme nënkupton që procesi gjyqësor do të zhvillohet pa shqyrtim të plotë të provave dhe, në rast shpalljeje fajtor, të pandehurit përfitojnë ulje të dënimit.

Në seancën e radhës, SPAK pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare, duke i hapur rrugë më pas vendimit të gjykatës për këtë çështje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×