GJK rrëzoi kërkesën e tij për masën e sigurimit personal, reagon Ilir Meta: Asnjë surprizë!

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e tij lidhur me masën e sigurisë dhe procedurën e arrestimit.

Në një reagim në Facebook, Meta e cilësoi vendimin si të pritshëm, duke ironizuar institucionin me shprehjen “Gjykata e Lanës”. Sipas tij, vendimi vjen pas një zvarritjeje të qëllimshme prej 6 muajsh, me synim pengimin e ndjekjes së çështjes në instancat ndërkombëtare.

“Asnjë surprizë nga Gjykata e Lanës! Pasi e zvarriti çështjen përtej çdo afati të arsyeshëm, sot tregoi edhe njëherë se kjo gjykatë nuk di të zhgënjejë”, u shpreh Meta.

Ai rikujtoi gjithashtu qëndrimet e mëparshme kritike ndaj këtij institucioni, duke theksuar se vlerësimin e tij për Gjykatën Kushtetuese e ka bërë publik që në vitin 2020.

Në reagimin e tij, Meta kërkoi që të paktën të mos vonohet zbardhja e vendimit, ndërsa paralajmëroi përballje të fortë në vijim të procesit gjyqësor.

Ish-kreu i shtetit ftoi mediat dhe gazetarët të ndjekin seancën e parë të gjykimit në themel më 27 prill, si dhe seancat e tjera, ku – sipas tij – do të përballet me atë që e cilëson si një proces të montuar.

“Do të jem ballë për ballë me bandën që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe do të çmontojmë këtë farsë të neveritshme të drejtësisë me regji”, deklaroi Meta, duke paralajmëruar vijimin e betejës së tij ligjore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×