Ish-mesfushori i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur

Aaron Ramsey thotë mjaft. Ish-kapiteni i Uellsit ka vendosur që të lërë futbollin e luajtur në moshën 35-vjeçare. Ramsey ishte pa klub që kur u largua nga skuadra meksikane Pumas UNAM vitin e kaluar. Ai numëron 21 gola në 86 paraqitje me Uellsin, duke përfaqësuar vendin e tij në tre turne të mëdha. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur për ekipe si Arsenal apo Juventus.

“Ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë,” tha Ramsey në një deklaratë. “Pas shumë reflektimesh, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli.”

“Ka qenë privilegji im të vesh fanellën e Uellsit dhe të përjetoj kaq shumë momente të pabesueshme me të. Nuk do të kishte qenë e mundur pa kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë trajnerëve nën drejtimin e të cilëve kam luajtur dhe të gjithë stafit që më kanë ndihmuar në shumë mënyra”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×