Barcelona, Flick: Atletico ekip i fortë, ndeshje e paparashikueshme

Barcelona do përballet me Atletico Madrid, në kuadër të Champions. Në konferencë për shtyp, trajneri i katalanasve, Hansi Flick vlerësoi në maksimum madrilenët.

“Këto ndeshje nuk parashikohen. Kemi të bëjmë me një ekip me shumë cilësi. Rivalët tanë vendosën që të pushonin disa lojtarë në ndeshjen që luajtëm në fundjavë dhe përsëri në fushë u prezantuan me një ekip me shumë vlera.

Fakti që Barça e tij do të ndeshet tre herë brenda shtatë ditësh me formacionin e “Cholo” Simeone-s, i bën këto përballje edhe më të vëeshtira për Flick. “Shpresoj të mos ndikojë fakti që do të luajmë shpesh. Kur futesh në fushë me mendjen për të menaxhuar kohën, nuk e di kurrë se si do të të ndikojë në fund. Nuk na mbeten shumë alternativa duam që të fitojmë ashtu siç bëmë edhe në La Liga edhe pse Liga e Kampioneve është një kompeticion ndryshe”, tha Flick.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×