I gjithë fshati në sherr për një gardh/ “TakFak” në Gjinar, zbardh konfliktin mes 5 familjeve, qytetari prej një viti u bllokon rrugën

Emisioni “TakFak” në News24 transmetoi këtë të mërkurë historinë e 5 familjeve në Lleshan të Gjinarit të cilat prej 1 viti nuk kalojnë dot në tokat e tyre për t’i punuar.

Arsyeja është, sepse një banor i zonës Zir Myrtaj ka një vit që u ka bllokuar rrugën me rrjetë gardhi me pretendimin se është toka e tij.

Banorët kanë shkuar disa herë te kryeplaku i zonës, njësia administrative por janë përballur me indiferencë.

“Këto 5 familje janë në një grindje të vazhdueshme, në një konflikt që nga momenti në moment mund të marrë përmasa të paparashikueshme. Për më tepër denoncuecja Denisa Biçaku  nënë e dy fëmijeve është kërcënuar disa herë me jetë.

Ne shkuam te kryeplaku për t’u sqaruar i cili na fton të bëjmë kërkesë me shkrim dhe largohet.

Fshatari problematik, Zir Myrtaj, thotë se toka është e imja dhe nuk lë askënd të hyjë.

Pala tjetër thotë që më kanë rrahur në sy të administratorit dhe të kryeplakut.

Kurse ky që ka vënë gardhin thotë që më kanë prishur motorrin e djalit.

Kryeplaku thotë që tokat duhet të azhornohen me topografë.

Zonja duhet të bëjë një kërkesë me shkrim”, thotë administratori për gazetarin e “TakFak”.

Në mungesë të tij, u pyet Zir Myrtaj  dhe aty nis sherri mes tij dhe Denisës.

Ziri dhe e shoqja e kërcënojnë Denisën sërish.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×