
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, zhvilloi sot një takim me kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajn dhe drejtuesin e Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, ku në foksu të bisedimeve ishin zhvillimet e aktualitetit politik.
“Biseda të vlefshme sot me Adriatik Llapajn e #ShqipëriaBëhet dhe Arlind Qorrin e #LëvizjaBashkë, ku ramë dakord se një demokraci e shëndetshme ndërtohet mbi pluralizmin.
Bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë ndihmon në pasqyrimin e vetë strukturës së shoqërisë, siguron përfaqësim të drejtë dhe rrit besimin e publikut.
Çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë, në mënyrë që rezultatet zgjedhore të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve.
Prandaj reforma zgjedhore ka rëndësi. Një kuadër zgjedhor i drejtë dhe transparent siguron që përfaqësimi në parlament të pasqyrojë zgjedhjet e votuesve. Ai fuqizon qytetarët, nxit pjesëmarrjen dhe forcon llogaridhënien”, shkruhet në mesazhin e ambasadorit të delegacionit të BE-së në Tiranë, Gonzato.
Excited to start my mandate in Tirana as the new EU Ambassador. We have a unique opportunity to integrate Albania further into the🇪🇺by consolidating the progress achieved so far & pursuing the reforms needed to make this country more prosperous, more modern & more inclusive. 1/2 https://t.co/TLZlUgRWvv
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) December 7, 2023
and then