
Yago de la Cierva, koordinator i udhëtimit të Papa Benediktit XVI në Spanjë në vitin 2011, zbuloi për “La Radio Canaria” se Vatikani i refuzoi mundësinë Fernando Alonsos për të drejtuar Papamobilin.
“Në atë takim të vitit 2011 kërkuam shprehimisht nëse Papamobili mund të drejtohej nga Fernando Alonso. Reaguan menjëherë dhe na thanë: ‘Në asnjë mënyrë!’”, tregoi Yago de la Cierva. Koordinatori shtoi: “Unë e mbrojta atë ide, thashë: ‘Mendoj se di të drejtojë, besoj se Papa nuk do të ishte në rrezik…’”. Përgjigjja e Vatikanit ndaj propozimit ishte e qartë dhe e prerë: “Jo, duhet të jetë një polic kombëtar”.
IDEJA RIKTHEHET
Yago de la Cierva ka konfirmuar se ideja që Fernando Alonso të drejtojë Papamobilin është rikthyer në diskutim për vizitën e ardhshme të Papës në Spanjë. Papa Leon XIV do të vizitojë Spanjën nga data 6 deri më 12 qershor 2026. Motoja e këtij udhëtimi apostolik do të jetë citimi biblik “Ngrini sytë” (Gjn 4,35), ndërsa logoja përbëhet nga figura njerëzore dhe vendos në qendër një siluetë të Virgjëreshës Mari, duke drejtuar shikimin e të gjithëve drejt qiellit. Yago de la Cierva shtoi se për këtë vizitë: “Do të përpiqemi të bëjmë shumë gjëra, sepse i japin një shije të veçantë vizitës dhe kanë shumë kuptim. Vizita e Papës ka disa shtylla kryesore që i vendos Ati i Shenjtë, por brenda tyre do të ketë surpriza”.
PAPAMOBILËT NDËR VITE
Në nëntor, Papa Leon XIV u detyrua të ndërrojë Papamobilin pas një defekti. Ai ndodhej në Romë gjatë një procesioni, kur automjeti i tij Volkswagen Tiguan u ndal dhe nuk mundi të rifillonte lëvizjen. Ekipi i sigurisë u përpoq ta vinte sërish në punë, por pa sukses, ndaj u detyruan ta zëvendësonin makinën në mes të turmës. Pasi vazhdoi rrugën, vetë Papa Leon XIV tha: “Zoti nuk vonon kurrë, jemi ne që duhet të mësojmë të besojmë, edhe kur kërkon durim dhe këmbëngulje. Koha e Zotit është gjithmonë e përkryer”.
and then