NBA/ Memphis nuk ndalet, ndaj Portland regjistrohet suksesi i 5-të radhazi

Vijon forma positive për Memphis Grizilis. Fitorja e pestë radhazi për Memphis, një nga dy ekipet ende të pamposhtura këtë sezon në NBA. Ata triumfuan 124-103 në shtëpinë e Portland, duke kryesuar renditjen në Perëndim. Kolektiviteti ishte arma më e fortë, me 8 lojtarë të Memphis që realizuan mbi 10 pikë.

Suksesi i parë në kampionat për New Orleans, që mundi 132-120 Sacramento, në një ndeshje spektakolare. Fears dhe Williamson me nga 22 pikë secili ishin dy lojtarët më të mirë të Pelicans, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Acuf për miqtë.

Fiton edhe skuadra e Atlanta, që pas një ndeshje të ekuilibruar deri në fund, mundi 114-111 Cleveland, dy ekipe që luajnë për zonën play off. Okongwu me 29 pikë ishte lider në fushë për Atlanta, mbështetur nga Walker me 25 pikë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×