Lamtumirë “San Siro”, Milan dhe Inter prezantojnë stadiumin e ri, ja detajet dhe të veçantat e “Generali Stadium”

Kur jemi në virgjilie të derbit të pare sezonal të “Madoninës”, që do të zhvillohet këtë të shtunë, Milani dhe Interi kanë prezantuar këtë të enjte stadiumin e ri, “Generali stadium”, i cili do të zëvendësojë mitikun “San Siro”. Arena e re do të ketë 71 mijë e 500 vende, ndërsa ndeshja e parë parashikohet të zhvillohet në sezonin 2031/2032.

Një epokë e re nis për futbollin milanez. Milani dhe Interi kanë zbuluar projektin e stadiumit të ri, të projektuar nga studiot prestigjioze Foster + Partners dhe MANICA. Impianti synon të ruajë atmosferën legjendare të San Siros, duke ofruar njëkohësisht kushte moderne dhe një përvojë të re për tifozët.

Projekti përfshin edhe transformimin e një zone prej 281 mijë metrash katrorë, me hapësira të gjelbra, dyqane dhe ambiente argëtimi, ndërsa stadiumi do të mbajë emrin “Generali Stadium”. Arkitekti David Manica e përshkroi projektin me fjalët: “Do të jetë një San Siro edhe më shumë San Siro se më parë”.

Punimet parashikohet të nisin në vitin 2028, ndërsa inaugurimi synohet për sezonin 2031/2032, në varësi të miratimeve përkatëse. Kështu, Milani dhe Interi përgatiten të mbyllin një kapitull historik dhe të nisin një epokë të re në shtëpinë e tyre të përbashkët.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×