
Pamjet e siguruara nga zbulojnë momentin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku një qen i racës pitbull sulmoi një vajzë të mitur, vetëm 4 vjeç.
E vogla ndodhej në shoqërinë e gjyshes së saj kur, në mënyrë të papritur, u përball me kafshën që lëvizte e lirë në zonë. Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth.
Nga pamjet filmike shihet qeni që endet i lirë dhe në një moment i afrohet dhe sulmon vajzën e vogël. Menjëherë pas incidentit, disa qytetarë ndërhynë për t’i ardhur në ndihmë, duke bërë të mundur largimin e kafshës.
Si pasojë e sulmit, e mitura ka pësuar lëndime në kokë.
and then