NBA/ Rikthim te fitorja, Lakers mund Golden State, New York “thyen” Boston

Skuadra e Lakers është rikthyer te fitorja në NBA, pas 3 humbjeve radhazi, duke mundur 119-103 Golden State jashtë fushe. LeBron James me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lakers. Pa probleme fiton edhe Houston, që falë 29 pikëve të Kevin Durant, mundi 1134-102 Philadelphia.

Në Lindje, skuadra e New York mundi 112-106 Boston, një përballje mes dy ekipeve që luajnë për vendin e dytë. Dyshja Hart-Brunson realizoi 51 pikë për nju-jorkezët. Skuadra e Toronto mundi 128-114 Miami, sfidë ku shkëlqeu Brandon Ingram, autor i 38 pikëve.

Jashtë fushe fiton edhe Chicago, që triumfoi 119-108 në shtëpinë e Washington, një fitore për statistikë. Për Bulls u dallua Tre Jones, që realizoi 31 pikë. Pa shumë vlera edhe fitorja e Indiana, jashtë zonës play off, që mundi 123-94 Brooklyn (Obi Toppin realizoi 26 pikë).



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×