
Një 51-vjeçar i identifikuar si shtetasi Abas Tafa është arrestuar pas zbulimit të një ambienti të përshtatur për falsifikimin e dokumenteve arsimore dhe profesionale në kryeqytet.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e Zall-Bastarit, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të përshtatur posaçërisht si laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master, si dhe licencave profesionale.
Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan qindra dokumente të dyshuara si të falsifikuara, së bashku me pajisje dhe sende të tjera të kundërligjshme që përdoreshin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Njoftimi:
Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Laboratori”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi Abas Tafa, 51 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
and then