Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams pajiset me pasaportë shqiptare (Vendimi)

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, është pajisur me një pasaportë shqiptare.

Ky vendim është miratuar përmes një dekreti nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të botuar në Fletoren Zyrtare.

  • foto galeri

Deri tani nuk janë bërë publike informacione shtesë lidhur me arsyet apo procedurat që çuan në dhënien e shtetësisë. Sipas dekretit, pasaporta shqiptare i është dhënë Adamsit me kërkesën e tij.

Ai kishte zhvilluar më herët një vizitë në Shqipëri, në tetor të vitit 2025.

Gjatë periudhës kur shërbente si kryetar i bashkisë së Nju Jorkut, Adams ka shprehur shpesh vlerësim dhe simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×