Gjykata Kushtetuese dhe Dhoma e Avokatisë: Dënimi i dyfishtë për të njëjtën çështje cenon të drejtat. Kërkohet zbatim sipas standardeve europiane!

Gjykata Kushtetuese dhe Dhoma Kombëtare e Avokatëve zhvilluan një konferencë, ku u diskutua një nga parimet themelore të së drejtës penale, që ndalon gjykimin ose dënimin e dyfishtë për të njëjtën vepër penale.

Në thelb, ky parim garanton që një person nuk mund të ndiqet apo të dënohet më shumë se një herë për të njëjtën çështje, nëse për të ekziston një vendim përfundimtar gjyqësor.

Kryetarja e Gjykates Kushtetuese, Fjona Papajorgji, theksoi se ky parim nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën si zbatohet ligji, por me garantimin që askush të mos përballet dy herë me drejtësinë për të njëjtën vepër. Ajo vuri në dukje se sfida të rëndësishme lindin sidomos kur ndërthuren vendimet dhe procedurat e juridiksioneve të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Në një kohë kur sistemet juridike ndërveprojnë gjithnjë e më shumë mes tyre, sfidat që lidhen me interpretimindhe zbatimin e këtij parimi bëhen edhe më komplekse, veçanërisht në kontekstin e ndërthurjes sëjuridiksioneve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare. Nëkëtë kuadër, rëndësia e këtij forumi qëndron jo vetëmnë analizën teorike të standardeve kushtetuese, evropiane dhe ndërkombëtare, por edhe në trajtiminkonkret të problematikave që hasen në praktikëngjyqësore, si dhe në identifikimin e rrugëve për njëqasje më të unifikuar në zbatimin e ligjit”, u shpreh Papajorgji.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu shpreh se askush nuk duhet të dënohet dy herë për të njëjtën vepër penale dhe se gjykatat duhet ta interpretojnë këtë rregull në përputhje me standardet europiane.

Ky parim është i parashikuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë, si një garanci për mbrojtjen e të drejtave të individit në procesin penal.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×