Zbardhet dinamika e vrasjes së Nikël! Policia jep detajet: Eduart Afmataj qëlloi Artur Çangun pas konfliktit, autori në kërkim

Policia e Krujës ka zbuluar detaje nga dinamika e vrasjes së raportuar mbrëmjen e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar shtetasi Eduart Afmataj dyshohet se ka vrarë me armë shtetasin Artur Çangu pas një konflikti për motive të dobëta.

Sakaq, mësohet se policia po vijon kontrollet për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×