A është kërcënimi iranian rrezik real për Shqipërinë? Ish-ministri: Informacioni i ambasadës së SHBA erdhi nga shërbimet inteligjente!

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me tensionet në Iran dhe paralajmërimet e ambasadës amerikane për rreziqe të mundshme ndaj Shqipërisë.

Demiraj theksoi se njoftimet e ambasadës amerikane bazohen në informacione të vazhdueshme të inteligjencës, e cila operon 24 orë në ditë gjatë gjithë vitit. Sipas tij, kur identifikohen indikacione për kërcënime apo sulme të mundshme terroriste nga aktorë shtetërorë, ambasadat amerikane paralajmërojnë menjëherë qytetarët e tyre në çdo vend.

Ai shtoi se përveç njoftimeve publike, ekziston edhe një bashkëpunim i ngushtë mes strukturave amerikane dhe institucioneve shqiptare, ku ndahen informacione të detajuara për të mundësuar marrjen e masave parandaluese.

“Këto struktura informojnë institucionet përkatëse shqiptare, si Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHISH-in, në mënyrë që të merren masat e nevojshme për parandalim apo reagim,” u shpreh Demiraj.

Sipas tij, paralajmërime të tilla pritet të vijojnë edhe në të ardhmen, në varësi të rreziqeve dhe kërcënimeve që evidentohen nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe ato evropiane, në kuadër të bashkëpunimit për sigurinë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×