
Arrestohet Eduart Afmataj, autori i vrasjes së Artur Çangut në Nikël. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për se Afmataj është arrestuar në zonën e Qafë Shtamës në një banesë të vjetër të braktisur.
KRIMI
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga hetimet paraprake ka rezultuar se viktima dhe autori kishin prej rreth dy vitesh konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie. Ngjarja ka precipituar mbrëmjen e së premtes, kur Çangu kishte shkuar në banesën e prindërve të tij dhe kishte parkuar automjetin pranë saj.
Ky veprim ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Afmatajt, i cili ka dalë nga banesa dhe ka nisur një debat me 41-vjeçarin, duke pretenduar se makina i kishte bllokuar rrugën. Debati mes tyre është përshkallëzuar në konflikt fizik, ku në një moment autori i dyshuar ka marrë një armë gjahu tip “çifte” dhe ka qëlluar për vdekje Çangun.
Pas krimit, Afmataj ka njoftuar vetë policinë dhe më pas është larguar nga vendngjarja, duke humbur gjurmët.
and then