
Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së në Lushnjë deklaroi se opozita nuk lë asnjë rast pa sharë dhe shpikur në Bruksel, ndërsa kërkon bllokimin e rrugës drejt integrimit në BE.
Ai tha se më shumë do të zhytet opozita ndaj këtyre akuzave që i quajti të pavërteta.
“Edhe Maqedonia e Veriut gati ishte në luftë civile, por opozita nuk shkonte dhe shante në Bruksel. Na e thonë të tjerët atje; ore si ka mundësi!.
Me keqardhje e bëjnë ata, që na kanë pas, por në fakt as pas nuk i kemi. Ata mendojmë se do na mund ne duke lehur në Bruksel Sa më shumë ta bëjnë këtë, aq më shumë do të zhyten. Jo të gjithë do të gëzohen që Shqipëria po bën sukses.”, tha ai.
and then