UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit

Shqipëria U-16 e vajzave zhvilloi sot ndeshjen e parë ndaj Uellsit në kuadër të turneut UEFA Development. Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj u mposht me rezultatin 1-3, në takimin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.

11-shja titullare e përfaqësueses kuqezi ishte: Ambra Reshiti (C), Besiana Gola, Elin Hasanaj, Tea Hasanaj, Ema Rrahimi, Izabella Hoxha, Carolina Bukuri, Eileen Wintz, Alisa Morina, Laureta Dautaj, Elza Gjaferraj dhe Tuhana Çifliku.

Pjesa e parë rezultoi e vështirë për Shqipërinë, me skuadrën që pësoi tre gola. Megjithatë, në fraksionin e dytë, kuqezezat reaguan pozitivisht, duke arritur të shkurtojnë diferencën me golin e realizuar nga Kejsi Rapaj.

Takimi u mbyll me fitoren 1-3 të Uellsit. Në sfidën tjetër të turneut, të zhvilluar po në “Shtëpinë e Futbollit”, Italia mposhti Norvegjinë me rezultatin 3-2.

Shqipëria do të rikthehet në fushë më 13 prill, në ora 15:00, ku do të përballet me Norvegjinë, sërish në “Shtëpinë e Futbollit”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×