VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë

Milan është mundur 0-3 nga Udinese, në ndeshjen e Serie A. Kjo disfatë, e dyta radhazi, bën që kuqezinjtë pothuasje të jenë të dorëzuar në garën për titull kampion.

Në Milano, Davide Bartesaghi shkaktoi autogol, ndërsa pak më vonë, Jurgen Ekkelenkamp dyfishoi shifrat. Milan u përpoq që të futej në lojë, por e kishte të vështirë, të deportonte në zonën kundërshtare.

Goli i 3-të i takimit mban firmën e francezit, Arthur Atta. Ekipi i Allegrit është në vendin e 3-të me 63 pikë, 9 më pak se Inter që luan të dielën ndaj Comos.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×