“Nga një vesh më hyjnë dhe nga tjetri më dalin”/ Rama sulmon sërish opozitën: Vetëm shpifin! Sa më shumë flasin keq, ne fitojmë

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Fier u shpreh se socialistët do të vazhdojnë punën e tyre, edhe pse opozita sipas tij vazhdon me skemën e akuzave dhe baltës.

Më tej Rama nënvizoi se opozita vazhdon të theksojë së në vend ka vetëm korrupsion, por sipas tij fakt është që ekonomia është rritur dhe korrupsioni është luftuar.

“Ajo që dëgjoni ju të tërë, unë në fakt nuk është se nuk dëgjoj, por kam fituar ca karakteristika nga halli që shumë pak më mbeten në vesh, se më hyjnë nga njëri vesh dhe më dalin nga tjetri kur i dëgjoj. Por shumë njerëz shqetësohen kur dëgjojnë nga mëngjesi deri në darkë, korrupsioni, korrupsioni… Sa më shumë ata flasin për keq aq më shumë me fitojmë. Sa më shumë ata akuzojnë, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata shpifin , sa më shumë ata rrokanisin kokën e këtij populli aq më shumë ne fitojmë”, tha mes të tjerash Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×