
Një zjarr ka rënë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjë, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Flakët janë konstatuar fillimisht nga vetë banorët, të cilët pasi kanë parë tymin kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u izolua në një apartament në katin e tretë, duke shmangur përhapjen në banesat e tjera të pallatit.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga pronari i banesës, një 40-vjeçar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se ai mund të ketë probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht, autoritetet janë në kërkim të 40-vjeçarit, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve të zjarrit.
and then