Noka uron Péter Magyar për fitoren ndaj Orbán: Triumf mbi autokracinë! U lejua rotacioni politik

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Hungari, duke uruar liderin e opozitës Péter Magyar për fitoren përballë kryeministrit Viktor Orbán.

Përmes një mesazhi publik, Noka përgëzoi gjithashtu edhe partinë e djathtë TISZA për triumfin e saj në zgjedhjet e fundit, duke e cilësuar rezultatin si një moment të rëndësishëm për demokracinë në vend.

“Urime Z. Péter Magyar dhe partisë #TISZA të Qendrës së Djathtë për fitoren e sotme dhe triumfin mbi autokracinë! I shumëanatemuari Viktor Orbán lejoi rrotacionin politik. Hungarisë iu deshën 16 vjet për këtë”, shprehet Noka në reagimin e tij.

Fitorja e opozitës në Hungari shënon një kthesë historike, pasi vjen pas një periudhe të gjatë dominimi politik nga Orbán, i cili ka qenë një nga figurat më të forta dhe më të diskutuara në politikën evropiane gjatë dekadave të fundit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×