
“SPAK, protesta dhe zgjedhjet janë rrugët e rrëzimit të qeverisë”, kështu u shpreh analisti Genc Burimi në një intervistë në News24.
Gjithashtu ai theksoi se Rama sot ka të gjitha pushtetet dhe se zgjedhjet manipulohen, por megjithatë shton se edhe partitë e tjera nuk kanë asnjë ofertë bindëse.
Sipas tij PD nuk ka asnjë ofertë bindëse dhe se opozita është sot pa një alternativë për shqiptarët, ndërsa shton se edhe protestat po i mban vetëm se është zotuar që do t’i organizojë
“Rruga e parë për të rrëzuar Ramën është SPAK dhe më pas është protesta. Rruga e vetme që ka sot kjo parti, pra protesta. Dhe rruga tjetër është zgjedhje. PD për mendimin tim protestat po i bën thjesht se është zotuar se duhet t’i bëjë dhe të mbahet gjallë fenomeni që korrupsioni në Shqipëri ende nuk është zgjidhur. Nga ana tjetër PD po organizohet të hyjë në zgjedhjet lokale të 2027. Pra Rama ka të gjithë pushtet në dorë. Sot në Shqipëri problemi është se nuk ka ofertë politike, sigurisht zgjedhjet manipulohen nga regjimi. Por sot nuk gjendet një opozitë që të ketë një ofertë bindëse. As te PD nuk gjen program, as te Lapaj nuk gjen një program, as te Shehaj nuk gjen program…”, u shpreh ai.
Gjithashtu, ai theksoi se protestat janë të rëndësishme, por që protesta të ketë rezultat, tha ai duhet të jetë masive.
“Që protesta të ketë rezultat duhet të jetë masive. Por protesta është rruga e vetme që ka kjo parti. Në protestën e radhës së PD nuk do ndodhë asnjë. Vetëm do vazhdojë të ushqehet Evropa me mesazhin se në Shqipëri ka korrupsion. Nuk gjen sot një opozitë që të ketë një ofertë alternative. Janë me efekt që ndërkombëtarët të zgjohen, ‘mos na harroni’. Emri i Ballukut u mësua që nga Argjentina deri në Japoni, falë media, protestave”, tha ai.
and then