
Deputeti i PD Belind Këlliçi akuzon kryeministrin Edi Rama se po mashtron shqiptarët, dhe se i përdori votat e për të mbrojtur aferat e tij dhe të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Gjithashtu ai thekson se 82 kartonat i përdori për të shpallur Ballukun të paprekshme dhe për të kthyer pas drejtësinë, duke shtuar se këto janë arsyet që Shqipëria ka ngecur në procesin e integrimit europian. Ai bën thirrje që shqiptarët të dalin masivisht në protestë më 17 prill.
Reagimi i plotë;
Edi Rama çoi sot dhe në Vlorë mashtrimin e turpshëm sikur Opozita po pengon integrimin!!! E vërteta që e dinë vlonjatët dhe gjithë shqiptarët është se ai i përdori votat e farsës elektorale të 11 Majit, jo për reforma, por për të mbrojtur aferat e tij dhe të Belinda Ballukut.
82 kartonat për të shpallur Ballukun të praprekshme dhe për të kthyer mbrapsht drejtësinë, janë arsyeja pse Shqipëria ka ngecur në procesin e integrimit europian. Opozita ka kërkuar në Parlament, në shesh e kudo, që kjo të mos ndodhte. Por Edi Rama zgjodhi Belindën, zgjodhi pushtetin e tij personal para Brukselit.
Të tjerat janë pallavra. Ne do vijojmë betejën për ta hequr pengesën në rrugën tonë europiane, që është Edi Rama.
Takohemi të premten, datë 17 prill, ora 19:00, me energji, pasion e dashuri për Shqipërinë.
and then