“Fundi i Ramës, më i tmerrshëm se i diktatorit Hoxha”/ Noka thirrje shqiptarëve: I bëri bllokadë drejtësisë! Më 17 prill bashkohuni për t’i dhënë goditjen regjimit

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka në fjalën e tij në Foltoren e mbajtur këtë të hënë para godinës së Kryeministri, bëri thirrje që shqiptarët të dalin masivisht në protestë më 17 prill. Ai akuzoi kryeministri Rama për korrupsion, ndërsa theksoi se do të ketë fatin e diktatorit Enver Hoxha.

Ai gjithashtu theksoi se Rama i bëri bllokadë drejtësisë, ndërsa nënvizoi se negociatat rrezikojnë të bllokohen për shkak të keqqeverisjes Rama.

“Do ketë fatin 5 herë më të keq se të Lali vjedhësit. Jemi në rrugën e mbarë të çmontimit të narkosit. E premtja e 17 prillit është dita jonë ku do të japim një goditje të radhës të këtij narkoregjimi.  Fundi yt do jetë më i tmerrshëm se i diktatori Hoxha, ai e vuajti për vdekuri, t’i do vuash për së gjalli. Ju ftoj të gjithëve më 17 prill në orën 19:00 të bëhemi bashkë për rrëzuar regjimin dhe t’i japim goditjen fatale”, tha mes të tjerash Noka, duke shtuar: “Në fushatë i premtoi shqiptarëve Europën dhe kur Europa i bëri bllokadë ai nuk do t’ja dijë. Kemi kërkuar Komisione hetimore, interpelancë me kryeministrin asnjëherë nuk vjen. Kërkojmë fjalën dhe na ndërpritet. Parlamenti qelbet drogë dhe korrupsion. Hajdut si ky nuk ka të dytë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×