
Kryeministri i Edi Rama deklaroi se në të kaluarën Shqipërisë i mbyllej rregullisht dera e negociatave për anëtarësim në Bashkimi Evropian, ndërsa sot vendi ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord. Ai iu përgjigj kështu akuzave të opozitës.
“Sot ne i kemi çelur të gjithë kapitujt dhe e kemi bërë këtë në vetëm 11 muaj”, u shpreh Rama, duke theksuar se ky progres është rezultat i këmbënguljes dhe përpjekjeve të vazhdueshme të vendit në procesin e integrimit evropian.
Ai e krahasoi rrugëtimin e Shqipërisë me përvojën e emigrantëve shqiptarë, duke thënë se si në të kaluarën ata përballeshin me vështirësi dhe mungesë vëmendjeje në vendet ku shkonin, edhe Shqipëria ka hasur sfida të ngjashme në procesin e integrimit.
Sipas Ramës, ashtu si emigrantët shqiptarë që këmbëngulnin pavarësisht vështirësive, edhe vendi ka vijuar përpjekjet e tij deri në momentin kur “dera e Europës u hap”. Kryeministri theksoi se kjo këmbëngulje ka bërë të mundur që Shqipëria të ecë më shpejt se vendet e tjera në procesin e hapjes së kapitujve të negociatave me BE-në.
Rama: Atëherë Shqipërisë i mbyllej rregullisht dera e negociatave për anëtarësim ne BE, sot ne i kemi çelur të gjithë kapituj dhe e kemi bërë këtë në kohë rekord për vetëm 11 muaj, sepse njësoj si ju kur ju mbyllej dera në fytyrë nga ato hapat e para në rrugët e botës dhe kur askush nuk kishte kohë, respekt, besim dhe s’kishte as vëmendje për të dëgjuar dhe kuptuar se sa vlenit, por ju këmbëngulnit dhe pasi shkonit në darkë fshinit lotët nga poshtërimi i ditës, riktheheshin në mëngjes për të qenë gati për derën që të hapej, dhe Shqipëria këmbënguli dhe ishte gati kur dera u hap dhe për këta arsye hapi kapitujt më shpejt se çdo vend tjetër në rrugën e anëtarësimit përpara saj.
and then