
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deklaroi se shqiptarët në Selanik po refuzojnë Samitin e Diasporës, duke e cilësuar atë një aktivitet propagandistik të kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, diaspora kërkon zgjidhje konkrete për problemet reale, ndërsa qeveria ofron ceremoni dhe fasadë. Boçi thekson se ky refuzim tregon se shqiptarët jashtë vendit nuk pranojnë më të përdoren për qëllime politike.
Reagimi i plotë:
SAMITI I PROPAGANDËS
Shqiptarët e Selanikurt refuzoj ë samitin e Ramës.
Për ta Samiti i diasporës nuk po organizohet si forum i shqiptarëve jashtë atdheut, por si panair propagande për hallin politik të Ramës.
Kur diaspora kërkon zgjidhje për problemet reale dhe qeveria i ofron ceremoni, foto dhe fasadë, kjo nuk është përkujdesje, por tallje.
Refuzimi që po i bëhet këtij samiti nga zëra përfaqësues të komuniteteve shqiptare është prova se diaspora nuk pranon më të përdoret si dekor për kredibilitetin e një pushteti që nuk e dëgjon.
Më poshtë deklarata e komunitetit shqiptar të Selanikut.
Sipas shqiptarëve të Selanikut, diaspora nuk ka më nevojë për ceremoni, por për përfaqësim real. “Ne mendojmë se Diaspora shqiptare nuk ka më shumë nevojë për samite ceremoniale, se sa për përfaqësim të vërtetë, për dëgjim dhe për zgjidhje reale të problemeve të saj.”
Komuniteti i shqiptarwve thekson vështirësitë konkrete që hasin emigrantët. Sipas tyre, “shqiptarët në Greqi, si edhe në shumë vende të tjera përballen çdo ditë me sfida të mëdha: dokumentacioni, punësimi, integrimi social, të drejtat, pensionet, arsimi i fëmijëve.”
Ata kritikojnë mungesën e veprimeve konkrete dhe shkruajnë në deklaratën e tyre se “këto nuk zgjidhen me fjalime dhe foto zyrtare, por me politika serioze dhe angazhim të drejtpërdrejtë.”
Gjithashtu, ngrenë shqetësimin për përfaqësimin në samit. “Kush është përgjegjës për përjashtimin e zërave që punojnë për Komunitetin dhe në vend të tyre flasin në Samit persona që nuk kanë asnjë lidhje me Diasporën? Më shumë se denigrim, ky është një provokim.”
Në fund, në deklaratë thuhet “Ne besojmë se diaspora duhet të jetë partnere reale, jo dekor në aktivitete formale.”
and then