“Kulla, lugetërit pa drita të Tiranës, i ka blerë krimi”, Berisha për ftesën e Ramës ndaj diasporës: Investimet e huaja në rënie të lirë. Paketa e Maleve, i përket mafies

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama sa i takon thirrjes për diasporën që të investojnë në Shqipëri. Ai tha se investimet e huaja kanë rënë.

Ndërsa shtoi se paketa e maleve, është paketa e mafies.

“Paraja nuk vjen për t’u investuar si investim i huaj. Se kështu e thotë Rama. Investimet e huaja kanë zbritur në 1mld e 600 mln. Me 800 mln e tjera investime, janë blerje apartamentesh dhe katesh nga shqiptarët jashtë vendit në Shqipëri. Pra, shifni kullat, të gjitha katet në tërësi pa drita. Janë krijuar lugetërit pa drita në Tiranë. Cfarë janë këta lugetërit. Monumente të krimit. Janë të blera dhe shirtura, kryesisht nga grupe kriminele, por ka dhe mijëra qindra shqiptarë të ndershëm që i kanë blerë, dhe i gëzofshin. Por dyert e mbyllura nuk krijojnë punësim, prodhim. Investimet në 2010-2011 kanë arritur në 1 mld e 400 mln euro. Ndaj në 2015 Shqipëria kishte 300 mln euro nga të cilat ishte shitja e një banke. Investimet e huaja nuk janë nga diaspora as nga Kosova, por janë në rënie të lirë. Paketa e maleve, është paketa e mafias. Ndaj mos bini pre e mashtrimeve me paketën e Maleve.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×