Pamje tronditëse nga Tirana/ Përshkallëzohen flakët, shkrumbohet nga zjarri fasada e një prej pallateve në kompleksin pranë QSUT-së

Një zjarr i madh ka përfshirë kompleksin e pallateve pranë farmacisë nr.10 në Tiranë.

Flakët janë përshkallëzuar duke djegur pothuajse gjithë fasadën e një prej pallateve të kompleksit nq zonën pranë QSUT-së.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Për shkak të përhapjes së flakëve, rrezikohet edhe një pallat ngjitur, duke shtuar rrezikun për të gjithë kompleksin e banimit.

Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×