Përkeqësohet situata në kompleksin pranë QSUT-së, banorët në panik nga zjarri masiv, konfrontohen me zjarrfikësit (VIDEO)

Rëndohet situata në kompleksin e banimit në zonën e farmacisë nr.10, pranë QSUT-së në Tiranë e cila është përfshirë nga një zjarr masiv pasditen e sotme.

Banorët, të gjendur në panik, janë konfliktuar me forcat e rendit të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë duke mos lejuar askënd t’i afrohet kompleksit.

Policia ka evakuuar banorët e kompleksit, ndërsa zjarrfikësit vijojnë me shuarjen e flakëve, edhe pse në kushte të vështira, pasi tymi ka mbuluar zonën.

Flakët vijojnë të jenë të mëdha dhe rreziku i përhapjes së tyre është i madh duke rrezikuar dhe pallatet e tjera.

Nuk dihen akoma shkaqet e rënies së zjarrit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×