
Një rast i rëndë i ndotjes së mjedisit është konstatuar në Lezhë, ku dy shtetas janë proceduar penalisht pasi u kapën duke djegur sasi të mëdha kabllosh, telash dhe gomash në afërsi të Lumi Mat.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë, ku pas një njoftimi për ndotje të mjedisit, shërbimet e Policisë së Lezhës ndërhynë menjëherë në terren për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i operacionit, u kapën në flagrancë shtetasit E. M., 27 vjeç dhe R. D., 31 vjeç, të dy banues në Milot, teksa digjnin materialet ndotëse. Pas konsultimit me prokurorin, ndaj tyre nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi edhe dy furgonët me të cilët autorët kishin transportuar materialet, si dhe një sasi të tyre.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhë për veprime të mëtejshme, ndërsa policia apelon ndaj qytetarëve që të mos ndezin zjarre dhe të denoncojnë çdo rast ndotjeje apo paligjshmërie që konstatojnë.
and then