Rama thirret nga GJKKO për dosjen ‘Partizani’/ Berisha: Ndërroi destinacionin e tokës, ia kishte vënë syrin. Ka firmosur 12 herë (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar sot për gazetarët vendimin e dhënë dje nga GJKKO, e cila thirri si dëshmitar në procesin e tij gjyqësor, si dëshmitar, kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se Rama është kërkuar që të jetë i pranishëm në procesin ‘Partizani’, pasi ky i fundit sipas tij ka 12 firma në vendimin në fjalë për privatizimin e këtij kompleksi.

Ai tha se kurrë nuk kishte firmosur kundër një vendimi të kryetari bashkie. Berisha shtoi se Rama siç duket ia kishte venë syrin, duke ia ndryshuar projektit destinacionin.

“Mezi pres përballjen. Madje them që të vijë më herët. Përballjen e kërkoj dhe e kam kërkuar me Ramën. Ai është njeriu që ka një aferë të rëndësishme, pasi ka ndryshuar destinacionin, pasi asnjë prej pronarëve se ka kërkuar. Përveç Oltit. Mund ta gjej nëpër arkiva atë.”, tha Berisha.

Dosja “Partizani”/ Rama thirret nga GJKKO si dëshmitar te gjyqi i Berishës
Kryeministri Edi Rama do të pyetet si dëshmitar në dosjen Partizani, çështje e hapur e drejtësisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Lajmi u konfirmua një ditë më parë për nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se kërkesa është pranuar nga GJKKO, ndërkohë që gjykata ka pranuar që kreu i qeverisë shqiptare, të pyetet dhe nga vetë Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndaj të cilit ka masë ‘detyrim paraqitje’ për këtë dosje.

Kujtojmë se kryeministri do të merret në pyetje për çështjen e privatizimit, ndërsa në atë kohë ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës. Ka qenë Berisha që ka kërkuar vetë publikisht, por dhe përmes avokatëve të tij, që Rama të thirret si dëshmitar në proces, gjë që nuk u kundërshtua dhe nga SPAK, ndërsa GJKKO vendosi pro thirrjes së tij.

Dosja ‘Partizani’ kaloi për gjykim më 19 maj 2025. SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Tani ngelet për t’u parë nëse kryeministri do të paraqitet në proces apo jo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×