
Në Shqipëria, prej vitesh, Armando Broja shihej si shpresa e madhe e kombit kuqezi, një nga të paktët lojtar me një potencial shpërthyes, i aftë të zgjidh edhe i vetëm një ndeshje. Fati i keq dhe dëmtimet e shpeshta zbehën jashtëzakonisht shumë shkëlqimin e tij, ku nga një yll është kthyer në një shqetësim për ekipet ku u huazua gjatë këtyre viteve. Broja nuk arriti të linte gjurmë as në kualifikueset e Botërorit edhe pse Sylvinho në pjesën më të madhe e aktivizoi si titullar.
Transferimi i tij te Burnley shihej si lëvizja e duhur, por me kalimin e kohës nga titullar, Broja e pa veten në pankinë. Së fundmi, sipas një raporti të bërë publik nga faqja e njohur angleze, “SportBible”, Broja e sheh veten mes 10 transferimeve më të këqija të këtij sezoni në Premier League.

Sulmuesi kuqezi renditet në vendin e 6-të në këtë “listë të zezë” të bërë publike nga “SportBible”. Paraqitjet e tij zhgënjyese me fanellën e Burnley e bëjnë të paqartë të ardhmen e Brojës në fund të këtij sezoni, pasi ekipi i Burnley është me një këmbë në Championship. Për ngushëllim, Broja nuk është i vetmi në këtë listë e cila kryesohet nga Alexander Isak, me suedezin që u transferua te Liverpool për një shifër rekord, 145 milionë euro.
and then