Tentohet të grabitet një farmaci në Tiranë, autori me pistoletë lodër, theu xhamin dhe…

Farmacia 1

TIRANË

Tentohet të grabitet një farmaci në Tiranë. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Xhamllikut”.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se një i ri ka tentuar të grabisë farmacinë me një pistoletë të dyshuar lodër me zara metalikë.

Dyshohet se i riu hyrë në banakun e Farmacisë ku i ka kërkuar punonjëses para, por nuk ka marrë asgjë dhe është larguar. Ndërkohë që ka thyer xhamin e farmacisë duke qëlluar me pistoletën e dyshuar lodër.

Nga ana tjetër, Policia e Tiranës mohon të ketë pasur tentativë grabitje.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për grabitje të një farmacie nën kërcënimin e armës, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.
Më datë 25.06.2022, është marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje).
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”, njofton policia.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×