
Mesfushori i Kombëtares, Etnik Brruti pritet të mbyllë aventurën e tij te Malisheva në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij skadon gjatë verës dhe palët nuk pritet të arrijnë marrëveshje për rinovim.
Lojtari 22-vjeçar do të largohet nga klubi kosovar si futbollist i lirë, ndërsa e ardhmja e tij duket se do të vazhdojë jashtë Kosovës. Sipas raportimeve të ndryshme, Brruti është pranë një transferimi te Rijeka në Kroaci, një hap i rëndësishëm në karrierën e tij dhe një mundësi për t’u afirmuar në një nivel më të lartë të futbollit evropian.
Brruti konsiderohet si një nga mesfushorët e rinj më premtues të brezit të tij dhe aktualisht është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21. Ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm në përfaqësuese, sidomos në kuadër të kualifikimeve dhe pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian U21, ku shihet si një nga lojtarët kyç të mesfushës.
Kalimi i mundshëm në kampionatin kroat shihet si një hap i rëndësishëm për të, çka do të ndikojë edhe në rritjen e tij si lojtar i Kombëtares U21.
and then