“Partizani”/ Flogert Muça: A është Rama varka e shpëtimit për doktorin? Avokatja e Berishës: Janë 150 dëshmitarë! Qëllimi ynë, të vërtetojmë se nuk ka fakt penal

Gazetari Flogert Muça gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, teksa foli për dosjen Partizani dhe vendimin e GJKKO për të thirrur kryeministrin Edi Rama si dëshmitar, tha se opozita sot duket se si ‘kalë beteje të mbrojtjes në gjyq ka dëshminë e Ramës’.

“ historia e marrjes së Ramës në gjyq ishte për ta kanalizuar një proces juridik në një proces politik dhe për të thënë që unë dhe Rama jemi njësoj, jemi bashkë. Opozita sot me kryetar Sali Berishën si kalë beteje të mbrojtjes në gjyq kanë Ramën dëshminë e tij. A është Rama varka e shpëtimit për Berishën? Taulanti me Ramën e kanë ditur mirë se çfarë po bëjnë. Juridikisht është varka e shpëtimit e doktorit”, tha ai.

Avokatja e Sali Berishës, Klodiana Gjyzari  nga ana e saj shpjegoi se janë 150 dëshmitarë dhe se qëllimi i mbrojtjes është të vërtetojë se nuk ka fakt penal dhe se korrupsioni nuk ekziston.

“Janë 150 dëshmitarë. Nuk kemi thirru vetëm Ramën. Radha e dëshmitarëve nis nga Balla. Ne nuk mund të paragjykojmë asnjë prej provave. Ne kemi kërkuar të gjithë dëshmitarët e prokurorisë të pyeten në gjykata. Destinacioni i atyre trojeve kishte humbur prej vitesh. Qëllimi ynë është të vërtetojmë që nuk ka fakt penal. Ato territore e kishin humbur destinacioni sportiv, dhe ishin pushtuar nga të tretët. Dhe sa kohë ishin pushtuar nga të tretët prona duhet t’i kthehet të zotit”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×