Protesta e radhës e PD?/ Berisha: Do jetë një tmerr për regjimin! Do bëjmë gjithçka, të bashkohemi në një front të përbashkët me forcat e tjera opozitare

Kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen. Ai theksoi se shumë shpejt do të njoftohet edhe data e radhës.

Ndërsa theksoi se është me rëndësi që opozita të bashkohet.

“Shumë shpejt do të caktohet. Nuk tërhiqemi. Kryengritja jonë paqësore nuk tërhiqet. Të gjitha format e protestave do të përdoren. Kjo kryengritje paqësore ka mision përmbysjen e narko-regjimit. Ky është një mision i PD, por edhe i forcave të tjerë opozitare dhe grupeve të tjera të interesit dhe do bëjmë gjithçka të bashkohemi në një front të përbashkët. E shtata apo e teta me radhe e panjohur më parë në Shqipëri, ka mbështetje shqiptare dhe botërore”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×