VIDEO/ Rreth 3 orë protestë, mbyllet tubimi i opozitës! Mbi 20 të shoqëruar, deputetë demokratë e protestues të lënduar! Çfarë ndodhi gjatë revoltës së PD, mesazhet e Berishës

“Kryengritja jonë do të vazhdojë”, kështu e përfundoi fjalën e tij kreu i PD Sali Berisha, në përfundim të protestës kombëtare të PD.

Protesta e sotme u shoqërua me tensione, përplasje dhunë të përdorur nga efektivë të policisë ndaj protestuesve. Menjëherë pas mbylljes së fjalimeve në podium, protestuesit hodhën fishekzjarrë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë, kjo solli edhe ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, duke sjellë edhe përplasjen me qytetarët.

Deputetë demokratë, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, gazetari Aulon Kalaja, u lënduan nga spraj molotovë dhe u transportuan në spital. Gjithashtu edhe një efektiv policie u lëndua. Ndërsa mbi 20 persona u shoqëruan.

“Të gjitha, të gjitha format e protestave do përdoren. Këto janë protestat, janë, kjo është kryengritje paqësore që ka si mision përmbysjen e narko-regjimit të Edi Ramës. Ky mision është misioni i Partisë Demokratike, por edhe i forcave të tjera politike opozitare, i shoqërisë civile, i grupeve të tjera të interesit, të cilat, për të cilat do bëjmë gjithçka të bashkohemi në një front të përbashkët për t’i dhënë shtytjen përfundimtare këtij regjimi. Por një gjë është e sigurtë, që ne nuk ka, kjo kryengritje nuk ka të ndalur. E shtata apo e teta me radhë, e panjohur më parë në Shqipëri, kjo është bërë, ka një mbështetje sa shqiptare, aq dhe botërore”, tha Berisha në fund të protestës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×