“PD e vetmja parti përballë mafias shtetërore”/ 11protestues të arrestuar dhe 15 nën hetim, Berisha: Urdhër politik! Nuk kanë asnjë fakt

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim online me qytetarët ka deklaruar se PD është e vetmja forcë që i del përballë mazhorancës. Referuar retorikës “kilometri i fundit”, Berisha u shpreh se ajo nënkupton që PD ka kaluar shumë sfida dhe kanë mbetur shumë pak deri në rrëzimin e qeverisë.

“Sot PD është forca e vetme politike që qëndron përballë terrorit policor, përballë mafias shtetërore më të rrezikshme, mafias së fjalës së lirë që shpif e trillon kundër opozitës së fuqishme. Por ne vijojmë betejën dhe kryengritjen paqësore. Kilometri i fundit për PD do të thotë që kjo parti kaloi vështirësi në kufijtë e legjendës, dështuan ata që donin ta asgjësonin, nuk e shndërruan dot në fasadë opozitë”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur nga qytetarët në lidhje me 11 personat e arrestuar dhe 15 të tjerë që janë nën hetim në lidhje me protestën kombëtare të mbajtur ditën e djeshme. Berisha u shpreh se ata po mbahen pa asnjë fakt dhe me urdhër politik.

“Kam dijeni të plotë, deri në 4 të mëngjesi deputetët dhe avokatët tanë kanë qenë në komisariate dhe ndjekin rastet. Demokratët mbahen në qeli për qëllime politike dhe pa asnjë fakt. Imagjinoni pak nëse ne opozitë kryesore e vendit do të vraponim në studio televizive kundër qeverisë. Kjo nuk mund të jetë aspekti kryesor i veprimtarisë së opozitës. Veprimi është aspekti kryesore, kur Rama i mbylli dyert drejtësisë”, tha ai



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×