
Në një intervistë në emisioni “Kjo Javë” në News24, profesoreshë Elsa Skënderi foli për librin e saj të ri “Analizë kritike e diskursit politik në Ballkan”.
Gjatë intervistës, Skënderi bëri një panoramë të gjerë duke shpjeguar edhe rëndësisë e diskursit politik dhe gjuhën politike.
Ajo theksoi se politikanët dhe diskursi i tyre ka një fuqi të madhe sepse i bën njerëzit të mendojnë në një mënyrë të caktuar.
“Po të kemi parasysh ndikimin që ka ligjërimi politik edhe te të menduarit, në një kontekst si konteksti i Ballkanit, studime të tilla ishin në mungesë. Dhe në këtë pikëpamje ky libër sjell një model se si bëhet një analizë kritike e diskursit dhe është e dedikuar për një lexuar më të specializuar që kanë interesa që lidhen edhe me gjuhësinë. Të gjitha proceset që ngjajnë si procese politike në thelb kanë një përbërëse gjuhësore, nisin nga komunikimi nga mënyra se si komunikohet. Pra në varësi se si kanë qenë politikat në Ballkan, apo projekti i përbashkët, narrativa e politikave dhe mënyra se si ata ligjërojnë kur janë me njëri-tjetrin, zbutet apo ndryshon. Por nëse ka më shumë konflikt kjo narrativë bëhet më e egër dhe sjell në vëmendje ato probleme të së shkuarës që kanë të bëjnë me luftën, për të cilat për fat të keq Ballkani është shquar. Pra gjuha është shumë e rëndësishme sepse orienton në një mënyrë edhe të gjithë qëndrimin e vendeve gjegjëse. Politikanët dhe diskursi i tyre ka një fuqi të madhe sepse i bën njerëzit të mendojnë në një mënyrë të caktuar, dhe ju servir si të mirëqenë një informacion…”, tha mes të tjerash ajo.
Më tej u ndal edhe fjalimet politike duke thënë se shpesh politikanët përdorin zhargon për t’u treguar njerëzve se janë pranë tyre.
“Politikanë që shkojnë dhe kur flasin me njerëzit e thjeshtë përdorin zhargon, për t’i bërë njerëzit për vete. Pra janë qasje që na bën të kuptojmë se kanë të bëjnë me gjuhësinë. Si shembuj mund të sjellin rastin e kryeministri Rama. Doli me metaforën famëkeqe që media është kazan dhe në ligjërim është ngulitur ky lloj modeli, apo pushteti është ushqim, tepsia e pushtetit”, tha ajo.
and then