Tela të zhveshur në shtylla elektrike prej druri në zonën e Darsisë, Saimir Korreshi publikon videon: Pamjet flasin vetë!

Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar një video nga zona e Darsisë, ku në mënyrë ironike e quan “Portat e Darsisë”, duke ngritur shqetësime për gjendjen e infrastrukturës energjetike dhe duke ironizuar nismën e propozuar nga ministri Enea Karakaçi për “Portat e Alpeve”.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Korreshi shfaq shtylla elektrike të amortizuara, për të cilat thekson se tregojnë mungesë investimesh dhe neglizhencë institucionale. “Video flet vetë”, shprehet ai, duke e paraqitur situatën si kontrast me projektet e promovuara nga qeveria.

Reagimi i deputetit vjen vetëm pak ditë pas debatit në Kuvend mes tij dhe Karakaçit, ku palët shkëmbyen akuza për prioritetet e zhvillimit dhe menaxhimin e investimeve të energjitikës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×