“S’duam përçarje, por statuti njeh dhe fraksionet”, Salianji: Kam bërë gjënë e duhur që po ndahem nga balta, edhe pse ka kosto!

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një takim me demokratë në Kukës, ka shigjetuar në akuza kryeministrin Edi Rama, por dhe nuk ka lënë pas dhe Berishën.

Ai tha se ai nuk e do përçarjen, por fraksionin e njeh dhe statuti.

“Nuk duam të krijojmë përçarje, por një vlerë të shtuar për PD, siç e përcakton statuti, siç përcakton fraksionet. Secili prej nesh ka pasur arsye të mjaftueshme për të qenë i mërzitur, apo dhe mospërfaqësimi i drejtë në PD. Kemi folur për të drejtat e secilit demokrat. Kam bërë gjënë e duhur që po ndahem nga balta e këtyre 36 viteve, edhe pse ka kosto!”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×