
Kryeministri Edi Rama pas Barcelonës, është nisur për një udhëtim zyrtar në Abu Dhabi, ku pritet të zhvillojë takime dhe aktivitete në kuadër të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve diplomatike. Rama teksa ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga Abu Dhabi, shpreh solidaritet me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe udhëheqjen e saj në një periudhë tensionesh në rajonin e Gjirit Persik.
Në mesazhin e tij, Rama i referohet situatës aktuale si një kohë të vështirë për vendet mike të rajonit dhe shpreh bindjen se ato do të dalin më të forta nga zhvillimet e fundit.
Ai përmend gjithashtu Presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan, duke theksuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin mes palëve.
MESAZHI I RAMES
📍Abu Dabi, për të shprehur drejtëpërdrejtë solidaritetin vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, në këtë kohë të trazuar për vendet mike të Gjirit Arabik, të cilat jam i bindur se do të dalin më të forta se kurrë më parë nga sprova e një konflikti ku u bënë shënjestër e hakmarrjes së verbër të një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë🇦🇱❤️🇦🇪
and then