
Vijon prej orësh zjarri në landfillin e Bushatit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve të Vau i Dejës dhe Shkodër janë angazhuar gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët.
Sipas informacioneve, zjarri ka vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e forcave të emergjencës.
Ekipet zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e vatrës kryesore të zjarrit, por terreni dhe përhapja e flakëve kanë bërë që operacioni të jetë kompleks dhe i zgjatur në kohë.
and then